Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të marrë pjesë në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Zemaj do të raportoj për menaxhimin e situatës me COVID-19.

Ky komision që do të filloj në ora 11:00 si pikë rendi të ditës ka edhe legjislacionin në procedurë lidhur me sektorin e shëndetësisë.

RENDI I DITËS

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës: 24.09.2020

3. Takimi me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë Armend Zemaj

Tema:-Menaxhimi i situatës me “Covid 19”

– Legjislacionin në procedure lidhur me sektorin e shëndetësisë.

4. Të ndryshme.