Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë pjesë sot në takimin e shtabit emergjent të Komunës së Podujevës për veprime dhe masa parandaluese e mbrojtëse nga koronavirusi, ku është shqyrtuar gjendja aktuale me pandeminë dhe zbatimin e vendimit të fundit të Qeverisë për masat e veçanta antiCOVID-19.

Zemaj tha se të dhënat e fundit lidhur me situatën epidemiologjike në Podujevë janë shqetësuese, duke potencuar se vetëm javën e fundit janë infektuar 264 persona.

Ai apeloi që të gjithë kandidatët në fushatën zgjedhore për kryetar komune më 29 nëntor të respektojnë vendimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Zemaj poashtu ka falënderuar personelin shëndetësor për angazhimin në këtë gjendje pandemie.

Zotohem se deri në përfundim të Spitalit, qytetarëve të Llapit nuk do t’ju mungojnë shërbimet e nevojshme shëndetësore”, tha Zemaj, duke treguar se QKMF do të ndihmohet me pajisje mjekësore.

Në takimin e shtabit emergjent, nënkryetari Nexhmi Rudari tha se pavarësisht masave të fundit nga Qeveria e Kosovës për kufizim të lëvizjes dhe veprimtarive, në Komunën e Podujevës ka përkeqësim të gjendjes epidemiologjike dhe rritje të numrit të prekurve me COVID-19.

Ai potencoi rrezikun e përhapjes së virusitgjatë ditëve të fushatës elektorale, dhe kërkoi të shmangen tubimet me më shumë persona sesa lejohet me masat e fundit të Qeverisë, si dhe duke respektuar masat mbrojtëse.

Ndryshe, në Podujevë janë rreth 3 mijë persona në vetizolim si pasojë e COVID, 439 raste janë ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 30 pacientë.