Zemaj siguron qytetarët se të gjithë do të vaksinohen kundër Covid-19
18 Dhjetor 2020
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka sigurar qytetarët e Kosovës se të gjithë do të vaksinohen kundër Covid-19. Ai tha se numri i vaksinave anti-Covid do të jetë më i madh se i atyre për gripin sezonal.
“Ata (qytetarët) nuk do të mbesin pa vaksionuar as për mungesë angazhimi, as për mungesë financiare sepse ne e kemi obligim dhe në bazë të ligjit për parandalimin dhe luftimin e Covid-19, popullatës sonë do t’i sigurojmë vaksinën.”, tha Zemaj.
Ai u zotua se ka opsione të mjaftushme për të financuar sigurimin e vaksinën.
Paraprakisht Zemaj bëri të ditur se është formuar Komisioni për Negociim, Furnizim me Vaksina kundër Covid-19. Komisioni do të ketë këtë përbërje: Ardian Mehmetaj, Valdet Hashani, Lul Raka, Ardian Rugova, Avdyl Lokaj, Edita Haxhiu, Afërdita Hoxha.
Ai po ashtu tregoi së është formuar Grupi Punues për Definimin e Nevojave për vaksinën Covid-19 nën kryesimin e doctor Arsim Çavërbasha./21Media