Gjatë së martës ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do ta vizitojë komunë e Gjilanit.

Fillimisht, ministri Zemaj do të pritet në takim në ora 13:00 nga i pari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Më pas vizitën e tij Zemaj do ta vazhdojë në Spitalin e Gjilanit, ku edhe do të bëhet dorëzimi i rëntgenit mobil.

Sipas agjendës nga Ministria e Shëndetësisë, Zemaj do të qëndrojë për vizitë edhe në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike.

Kurse, në orën 14:30 do të ketë konferencë për media.