Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar me përfaqësues të estradës së Kosovës. Ai është shprehur se rekomandimet që ka marrë sot nga ky takim do t’i shtrojë për diskutim që masat e ndërmarra të prekin sa më pak ata dhe të jenë sa më të lehta për të gjithë, edhe për artistët.

“Besoj, ceka në takim, me pakon ekonomike të gjitha veprimtarit që janë dëmtuar nga pandemia duhet të përfshihet për kompensim.Punë të përbashkët, rezultate të përbashkëta andaj vlerësimi e pastaj edhe përgaditja për ecjen tutje do te jenë fokus i punës sonë të perbashkëta! Secili të japim maksimumin për ta luftuar virusin.”, ka thënë ndër tjerash Zemaj.

Çështja e anulimit të ahngjeve dhe dasmave për shkak të Covid-19 ka bërë që këngëtarët t’i kundërshtojnë këto vendime, duke theksuar nevojën për të ushtruar veprimtarinë e tyre, ata kanë mbajtur edhe protesta ku kërkonin nga qeveria lejmin e mbajtës së  ahngjeve. Në të kundërtën kanë kërkuar kompensim nga shteti./21Media

Në takim me estraden, theksova se ndjejmë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e shëndetit publik dhe shëndetësisë, duke u…

Gepostet von Armend Zemaj am Montag, 28. September 2020