Zemaj thotë se po bëhet çmos të mos u rrezikohet jeta e të lënduarve në Ferizaj

 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj u shpreh se do të bëhet çmos që të mos rrezikohet jeta e asnjë qytetari të lënduar sot në Ferizaj.

“Spitali i Ferizajt, emergjenca e qytetit, policia, zjarrfikësit dhe qytetarët, kanë dëshmuar nivel të lartë të përkujdesjes ndaj dhjetëra të plagosurve pas eksplodimit të gazit në Ferizaj.
Ky trajtim në Spitalin e Ferizajt dhe në Qendrën Emergjente në QKUK, ndaj qytetarëve të lënduar deri më tani është në nivelin maksimal.
Së bashku me kryetarin z.Agim Aliun, zv.ministrin z. Muharrem Sfarqa dhe deputeten znj. Saranda Musliu, kemi diskutuar për të gjitha mundësitë e përkujdesjes shëndetësore që gjendja e secilit qytetar të jetë në nivelin e duhur”, shkroi ndër tjerash Zemaj në Facebook.

42 persona u lënduan sot nga shpërthimin e bombolës së gazit në Ferizaj. Një pjesë e të lënduarve po mjekohen në Spitalin e Ferizajt e një pjesë tjetër kërkuan ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./21Media

Back to top button