Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që nga sot qytetarët e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës të paraqesin test PCR negativ nëse duan të hyjnë në vend.

Pas ketij vendimi ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka thënë se ky vendim vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve.

Ai ka njoftuar se përmes ambasadorit Gjergj Dedaj ka shprehur shqetësim për këtë veprim dhe se ka kërkuar që të evitohen këto barriera.

I kërkova ambasadorit që të adresojë tek organet kompetente nevojën e bashkëpunimit ndërshtetëror, me qëllim të tejkalimit të pandemisë dhe koordinimit të përbashkët në luftën kundër virusit korona”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj në Facebook. /21Media