Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkë me drejtorin e ShSUK-së dhe stafin e Klinikës Infketive, u dakorduan për hapat e ardhshëm në përpjekjet e tyre institucionale për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Gjatë vizitës së tij në Kliniken Infektive, Zemaj theksoi se “shumë shpejtë do të kemi edhe strategjinë e testimit dhe avansimin e shërbimeve shëndetësore në gjithë Kosovën”.

Zemaj përmes një postimi në Facebook tregoi se sot vizitoi edhe qendrën e emergjencës, për t’i falënderuar dhe për t’i përkrahur stafin shëndetësor që janë në gjendje gatishmërie 24 orë.

Aktualisht në Kosovë janë 1020 raste aktive me koronavirus. Mbrëmë u konfirmuan edhe 75 raste të reja deri sa u shëruan edhe 38 tjerë. /21Media