Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë vizitës në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tha se  bashkë me profesionistët shëndetësor po angazhohet për kthimin e të gjitha shërbime shëndetësore për pacienët edhe në kohën e Pandemisë së Covid-19.

“Personeli ynë është përballlur me vështirësi  dhe me infeksion,  është dashur të reduktojmë stafin në nivele të ndryshme, por  mendojmë tani të shfytëzojmë  të gjitha kapacietet, do të analizojmë situatën  dhe krahas ofrimit të shërbimeve për pacientët Covid-19, do të ofrojmë edhe shërbime tjera”, theksoi ai.

Ndër të tjerash,  Ministri Zemaj, deklaroi se  kjo klinikë ka specifiakt e veta,  ndërsa ai dhe Ministria e Shëndetësisë është në shërbim të fuqizimit të klinikave, stafit dhe profeisonistëve shëndetësor, me qëllim që qytetarëve tu  ofrohen shërbimet më të mira shëndetësore.

Valbon Krasniqi, Ud. drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, tha se edhe pse qyterarët janë të njohur se po përballemi me Pandeminë e Covid-19, ne si SHSKUK kemi obligim të merremi me trajtimin edhe të sëmundjeve tjera.

“Pacienët që kanë nevojë për shërbime kirurgjike akute po po i marrin këto shërbime meqë po funksionojnë, pa marrë parsysh ashpërsinë e pandemisë së Covid-19, shërbimet emergjente do të vazhdojnë të marin të gjithë ata që kanë nevojë për shërbime emergjente”, përfundoi ai.

Në anën tjetër, Saudin Maliqi, drejtor i Klinikë së Kirurgjisë Torkale në QKUK,  dha sqarime në në lidhje shërbimet që kryhen në këtë klinikë.

 “Jemi në gatishëmri të plotë me një staf të përgatitur të ngritur me një trajnim të bërë nga jashtë vendi, jemi këtu  që tu përgjigjemi nevoja kirurgjike për pacientë.  Kemi bërë një plan operativ  që përkundër gjendjes Covid-19, sitautës së ngarkuar të marrim masat që të bëjmë programet operatore në mënyrë që asnjë nga të sëmurët të mos mbeten keq në ditët në vazhdim”.

Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK është e vetmja në Kosovë që ofron shërbime shëndetësore të niveli tretësor,  duke përfshirë trajtimin e kancerit  të gjirit,  traumës së krahërorit dhe të gjitha sëmundjeve malinje të krahërorit duke mos përjashtuar edhe sëmundjet tjera të krahërorit./21Media