Dikur ishte një nga pikat më të mëdha të virusit në botë, por Koreja e Jugut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar zero raste , përcjell rtv21.tv

Katër raste të importuara u regjistruan të enjten, të gjitha u gjetën në aeroporte, duke e çuar numrin e raste të
konfirmuara në 10.765.

Këtë rezultat Koreja e Jugut e ka arritur për herë të parë në mbi dy muaj, sipas Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Në kulmin e saj, kishte qindra raste të reja të raportuara çdo ditë pasi Koreja e Jugut kryente testime masive./21Media