Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Përmes një postimi në Facebook Brace ka thënë se Kurti se po punon për opozitën.

Një ditë më pare Kurti përmes një postimi la fajtor pushtetin për vrasjen e qytetarit Klodian Rasha nga policia në Shqipëri. Braçe këtë e ka quajtur legjitimim të dhunës dhe sipas tij, këtu e ka gabim Kurti.

Ngushëllime familjes e shoqërisë, dhe mbarë të rinjve shqiptarë, për Klodian Rashën, 25 vjeçarin të cilit ia morën jetën…

Posted by Albin Kurti on Tuesday, December 15, 2020

 

“A e mban mend Albin se ata që vranë Arbenin dhe Monin, Astritin në birucë më pas, as u hetuan, as u gjykuan e as u ndeshkuan, as atëherë e as sot? A e mban mend Albin se ata që ekzekutuan – kështu thotë miku yt i ri Sali Berisha, Ziverin, Hekuranin, Aleksin, Faikun as u hetuan, as u gjykuan, as u ndëshkuan drejtësisht, as atëherë e as sot? U shpërblyen me para madje, mu siç mafia shpërblen vrasësit! A e di Albin se mbi një dyzinë të rinjsh, burra, ka edhe shqiptarë të Kosovës mes tyre, në kohe të ndryshme, por në regjimin e Sali Berishës gjithnjë, janë vrarë nga policia e SHIK në rrugë apo biruca dhe, për ta nuk ka asnjë gjurmë në regjistrat e shtetit? I gjen në raporte ndërkombëtare, por në asnjë regjistër shteti sepse për ta, qeveria e kohës nuk bëri kurrë atë që bëmë ne në rastin e Klodjan Rashës për të hetuar, gjykuar e ndëshkuar krimin me armën e uniformen e shtetit!Nuk jemi njesoj Albin, nuk jemi njësoj! Fyen kur tenton të na demonizosh, përpiqesh të na poshtërosh duke na njësuar me sjelljen, veprimin e mosveprimin ndaj një krimi, vetë krimin, krimet e regjimit të Sali Berishës, Sali Berishës e Ilir Metës bashkë, shtuar me kanakaret e tyre familjarë!”, ka shkruar ndër të tjera Braçe.

Ndër tjera, zëvnedëskryeministri i Shqipërisë, thotë se Kurti se po e paraqet vetën si shpresë, e thotë se shqiptarët i kanë vuajtur idhujt si shpresë e si zgjedhje.

PSE KAQ STRESI ALBIN?!

Heren e fundit qe kam folur per zhvillimet e brendshme,
te lirise e demokracise, politikes ne…

Posted by Erion Braçe on Wednesday, December 16, 2020