Zëvendëskryeministri i Belgjikës, Koen Geens është filmuar duke vendosur një maskë për fytyrën në ballë dhe mbi sytë e tij. Kjo video u bë virale gjatë fundjavës.

Koen Geens po vizitonte një dyqan qepjeje në Wijgmaal, Belgjikë, ku vullnetarët kishin bërë 35 mijë maska pëlhure për të parandaluar koronavirusin në vend, transmeton rtv21.tv.

Fatkeqësisht dukej që ai nuk e kishte veshur një maskë më parë dhe kishte nevojë për disa udhëzime se si ta vinte atë.

Përdoruesi në Tëitter Bas Toemen, i cili postoi videon, titroi klipin “Zonja dhe zotëri, zv / kryeministri i Belgjikës”.

Ajo u pëlqye dhe u rikthye shpejt pasi të tjerët qeshnin me gabimet e zv / kryeministrit./21Media