"Nënë e bijë" në përqafimin e njëra-tjetrës

“Nënë e bijë” në përqafimin e njëra-tjetrës

Aktoret e njohura turke të njohura si Zeynep dhe Melek vite më parë ua vodhën zemrën publikut me rolin dhe origjenalitetin e tyre.

Beren Gokyildiz apo e njohur si Melek dje mori një befasi të këndshmë nga Cansu Dere e cila i dha jetë rolit të Zeynepit në serialin “Nëna”.

Zeynep e vizitoi “vajzën e saj”, Melekun. Me këtë rast ato realizuan disa fotografi të ëmbla ku shihen përkrahë njëra-tjetrës. E këto fotografi nuk u lanë pa u publikuar edhe në llogaritë e tyre sociale. Komentet e pëlqimet nuk kanë të ndalur nga ndjekësit e tyre virtual, tranmseton rtv21.tv.

“Engjëlli im”, “Vajzat”, ishin mbishkrimet e imazheve të publikuara nga aktorja e Cansu Dere.


Aktorja Beren Gokyildiz u lind në vitin 2009, në Stamboll, ku për herë të parë si aktore është shfaqur në moshën 5 vjeçare.

Tani vogëlushja shumë e talentuar është bërë pjesë e një seriali të ri i cili ka filluar të shfaqen epsiodet e para. Beren tani është pjesë e serialit “Kizim Dizisi” serial ky i bazuar në një prodhim korean të titulluar “Vajza ime”.

Beren Gokyildiz, me origjenalitetin e saj dhe aktimin perfekt në serialin e famshëm turk “Anne” në vitin 2016 arriti që ta fitojë çmimin prestigjioz si aktorja më e mirë e vogël në Turqi./21Media