Realiteti larg serialit dhe raporteve midis personazheve

Realiteti larg serialit dhe raporteve midis personazheve

Seriali “Kara Sevda” i cili shfaqet në RTV 21, ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar anë e mbanë. Protagonistët në këtë serial, kanë marrë vëmendje të madhe nga të gjithë adhuruesit e këtij seriali.

Ani pse në serial disa nga aktorët nuk i kanë raportet dhe aq mirë mes vete, në realitet duket ndryshe, shkruan rtv21.tv

Hazal Filiz Tunali e cila e luan rolin e Zeynep, është e dashuruar pas bashkëshortit të Nihanit, rolin e të cilës e luan aktorja Neslihan Atagul, andaj edhe vërehet një antipati ndaj njëra tjetrës. Por kështu nuk është edhe realiteti.

Në një postim të fundit në Instastory Hazal e ka dëshmuar se e ka për zemër, Neslihanin. Aktorja turke ka publikuar një fotografi në të cilën shihet se po e lexon një revistë në ballinën e së cilës është kolegia e saj, Neslihan.

“Bebe”, ka shkruar aktorja sipër fotografisë së publikuar, të cilës ia ka bashkangjitur edhe një zemër.

Ndryshe, kujtojmë se “Kara Sevda” shfaqet çdo të mërkurë, enjte dhe premte, në RTV 21./21Media