Zgjatet afati i aplikimit për Fazën 1 për subvencionim të efiçiencës së energjisë

Ministria e Ekonomisë ka zgjatur afatin deri më 2 dhjetor për aplikimin për Fazën 1 në Thirrjen e Dytë publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët 03/2022
Sipas kësaj ministrie, Zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve të cilët, përkundër interesimit nuk kanë arritur të aplikojnë në Fazën 1 brenda afatit të përcaktuar.
“Andaj duke u bazuar në Ligji Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ministria e Ekonomisë, ka vendosur që palëve të interesuara t’ua mundësojë realizimin e kërkesave për subvencionim, respektivisht arritjen e objektivit të kësaj Thirrje.Ministria fton të gjithë qytetarët e interesuar për aplikim që sa më parë të kryejnë këtë proces në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit.”, thuhet në njoftim.
Për tu informuar më shumë rreth subvencionit, Ministria e Ekonomisë ju fton të bashkoheni në komunitetin  në Viber përmes linkut: https://invite.viber.com/?g2=AQBvd50Xxwr4z1Ae8XF9OkcptcYKNYalsZkBrBQ0pBmB4QSxwKunQy8rHqN1O7Bq  /21Media

Back to top button