Zgjatet koha e votimit në një qark në Pensilvani për shkak të problemit me softuer

Koha e votimit është zgjatur në Cambria County, në Pennsylvani, pasi një “mosfunksionim i softuerit” pengoi aftësinë e votuesve për të skanuar fletët e votimit, ka bërë të ditur të martën Zyra e Komisionerëve të Qarkut.

Zyrtarët zgjedhorë në qark këmbëngulin se mosfunksionimi “nuk duhet të dekurajojë votuesit që të votojnë në qendrat e tyre të votimit”, raporton CNN.

“Bordi Zgjedhor i Qarkut Cambria mësoi herët këtë mëngjes se një mosfunksionim i softuerit në sistemin elektronik të votimit të Qarkut, i ka penguar votuesit të skanojnë fletëvotimet e tyre”, është thënë në një deklaratë nga Zyra e Komisionerëve të Qarkut.

Back to top button