Zgjedhen nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës

Arbërie Nagavci, Kujtim Shala dhe Memli Krasniqi, zgjedhen nënkryetarë

Në seancën konstituive të sotme janë zgjedhur nënkryetarët në Kuvendin e Republikës së Kosovës, shkruan rtv21.tv

Nga Lëvizja Vetëvendosje si nënkryetare e parë është zgjedhur Arbërie Nagvci, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala, ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi.

Kandidatët janë zgjedhur me 104 vota për, 1 kundër dhe 3 abstenime.

Po ashtu, me 92 vota për, 2 kundër dhe 2 abstenime, nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës janë zgjedhur edhe Slavko Simiq- nënkryetar nga komuniteti serb dhe Fikrim Danka nga komunitetet tjera.

Paraprakisht, për Kryetar të Kuvendit është zgjedhur Glauk Konjufca nga Vetëvendosje./21Media

Back to top button