Në ceremoninë e “Globe Soccer Awards” në Dubai, edicioni i 12-të i saj, po ndahen çmimet për sportistët më të dalluar të këtij viti por edhe të të gjithë shekullit.

Cristiano Ronaldo është zgjedhur “Lojtari i Shekullit” (2001-2020), kurse Pep Guardiola është shpallur si trajner i shekullit.

Çmimi “Lojtari i Vitit” shkoi për sulmuesin e Bayernit, Robert Lewandowski.