Vajzat nga e gjithë bota sfiduan online njëra tjetrën për çmimin ‘ Miss Quarantine of the World’. Agjencioni më i madh ndërkombëtar i modës, Gecjan Fashion Group, me producent Ilir Geci dhe RTV21 sollën për herë të parë një spektakël të bukurisë në nivel botëror të realizuar në kushte të karantinës.

Ndonëse jo në një sallë të madhe me shumë publik, e pa ndonjë grim profesional, vajza nga vende të ndryshme të botës prezantuan vetën në kushte shtëpie.

Megjithatë juria profesionale edhe në këto rrethana zgjodhi “Miss Quarantine of the World” dhe ndanë cmime të tjera.

Juria ishte e përbërë nga ekspertë të botës së modës dhe bukurisë si Tugce Sarykaya Dagistan modelja më e mirë në Turqi dhe aktore e shumë filmave dhe serialeve atje, Miki Crnokrak nga Crnokrak Studio, Kosovare Halimi modele dhe imazh i Gecjan fashion Group dhe fituesen e Balkan Best Models, Ylber Kelmendi gazetar nga Albanian shoë dhe Ahmet Gunes koreograf në shumë evente të modës në Botë.

“Miss Quarantine of the World” u zgjodh Krisitina nga Maqedonia e Veriut

Shoqëruesja e parë: Elza

Shoqëruesja e dytë: Klara

Miss fotogjenia: Bulza

Fytyra më e bukur: Anita

Trupi më i mirë: Anisa

Miss social media: Melisa

Modelja më e mirë : Klara

Miss Buzëqeshja Adea

Miss Sharmi: Alma

Miss Eleganca: Qendresa