Zgjedhet shqiponja që do të shoqërojë “Javën e Flamurit”

Ministrja e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti sot ka bërë të ditur se është zgjedhur shqiponja që do ta shoqërojë “Javën e Flamurit”.
Dizajni i shqiponjës është bërë nga artisti Zeni Ballazhi.
”Pas hapjes së konkursit për logon e aktiviteteve festive për 28-29 Nëntorin, mes dhjetëra propozimesh, u shpall fitues krijimi i Zeni Ballazhit, që ndërthur elementet e flamurit tonë kombëtar. Urime!”, ka shkruar ministrja në ”Facebook”./21Media

Back to top button