“Zgjedhja e Macron nuk do t’i sjellë befasi Kosovës për të ardhmen evropiane”

Sipas Lamës, Kosova është shumë e sigurt se Macron nuk do të sjellë asnjë befasi për të ardhmen evropiane

Ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama, ka shprehur bindjen se zgjedhja e centristit Emmanuel Macron, në krye të Francës, nuk do ti sjellë Kosovës befasi në të ardhmen e saj evropiane.

Ne një linjë direkte për  televizionin publik, Lama vlerëson se Macron është një njeri me bindje progresive dhe kozmopoliten, i cili pranon Bashkimin Evropian dhe botën në tërësi.

Lama u shpreh se zgjedhja e 39 vjeçarit Macron  president i Francës, ka çliruar edhe Evropën dhe se Ballkani dhe Kosova duhet të jenë të lumtur për zgjedhjen e francezëve.

“Kosova është shumë e sigurt se Macron nuk do të sjellë asnjë befasi për të ardhmen evropiane. Është progresiv është kozmopolitan, njeri që pranon BE dhe botën. Besoj se ka një arsye më shumë për Ballkanin dhe Kosovën që të jenë të lumtur nga zgjedhja e Macron”, u shpreh Lama.

Back to top button