Zgjedhjet e 9 shkurtit Musliu: E kemi një parti shtet formuese dhe një parti shtetshkatërruese

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në ”Click” të RTV21 ka thënë se më 9 shkurt Qeveria Kurti do ”të shkojë në shtëpi”.

Ajo gjithashtu ka shtuar se në këto zgjedhje nuk do jenë në garë, Hamza dhe Kurtin, po do jetë një parti shtet formuese dhe një parti shtetshkatërruese.

”Në zgjedhjet e 9 shkurtit qytetarët e Kosovës nuk kanë me thënë më pe provojmë se i kanë provuar të gjithë, arsyeja pse duhet qytetarët duhet me votu Bedri Hamzën nuk është gara mes Hamzës dhe Kurti, nuk është gara mes VV-së dhe PDK-së, por e kemi një parti shtet formuese dhe një parti shtetshkatërruese”, tha Musliu.

Back to top button