Prokuroria Speciale e Kosovës thotë se në zgjedhjet lokale në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut nuk ka pasur vepra penale për prishje të procesit zgjedhor, përveç atyre për të cilat është njoftuar Prokurori i Shtetit.

“Vlen të theksohet se gjatë ditës së sotshme nuk ka pasur ndonjë rast të evidentuar si vepër penale nga kapitulli i veprave penale kundër të drejtës së votimit, apo që ka mundur të ndikojë në prishjen e procesit zgjedhor, përpos rasteve për të cilat ka njoftuar Prokurori i Shtetit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Tutje thuhet se Prokuroria ka qenë gjatë gjithë ditës në këto dy qytete për të vëzhguar situatën në rast se paraqitet ndonjë parregullsi, por në asnjërën nga këto dy komunat.

“Prokurorët kujdestarë kanë përcjell për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut. Prokurorët kohë pas kohe kanë vizituar shumicën e vendvotimeve në këto dy komuna ku janë njoftuar për së afërmi me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Sipas rezultateve të KQZ-së  fitues i zgjedhjeve në Podujevë Shpejtim Bulliqi nga LVV ndërsa në Mitrovicë të Veriut është fitues Milan Radojeviq nga Lista Serbe./21Media