Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët e Luginës kërkojnë trajtim të barabartë

Qytetarët e Luginës së Preshevës kërkojnë të trajtohen të barabartë, njësoj si serbët në Kosovë. Ata nuk shprehën optimistë për zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi, derisa kritikojnë politikanët shqiptarë që nuk po garojnë të bashkuar.

Qytetari nga Presheva, Sadik Miftari thotë se tash e më shumë se dy dekada nuk ka përmirësim të gjendjes së shqiptarëve në Luginë.

Ai shprehet i zhgënjyer me faktin se shqiptarët në këto zgjedhje po garojnë me dy lista.

Edhe Ramadan Miftari nga Presheva kërkon të drejta dhe trajtim të barabartë të qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës sikurse serbët në Kosovë.

Qani Beqiri, banor i Rahovicës së Preshevës, thotë për KosovaPress se e ka shfrytëzuar të drejtën votës bashkë me familjarët e tij.

Ndërsa Faruk Halili kërkon që të merren masa që rinia të mos i braktisë trojet e veta shqiptare.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi garojnë të ndarë me dy lista: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.

Back to top button