Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka përfunduar kursin e tij të trajtimit për Covid-19 dhe mund të kthehet në angazhimet publike këtë fundjavë, ka thënë mjeku i tij, përcjell portali rtv21.tv

Dr Sean Conley tha se presidenti ishte përgjigjur “jashtëzakonisht mirë” ndaj mjekimit dhe kishte “qëndruar i qëndrueshëm”.

Trump më vonë tha se ai ndoshta do të merrte bënte një tjetër test Covid të premten dhe shpresonte të mbante një tubim gjatë fundjavës.

Presidenti më herët u tërhoq nga debati televiziv me rivalin demokrat Joe Biden.

Ai tha se “nuk do ta humbte kohën time në një debat virtual” pasi organizatorët thanë se do të duhej të zhvillohej në distancë sepse Trump kishte rezultuar pozitiv për koronavirus.

Ky veprim shkaktoi një grindje rreth mënyrës dhe kur do të zhvilloheshin debate të mëtejshme./21Media