Zgjedhjet për kryetar të komunave në Veri, Kurti: Procesi do të kalojë pa incidente

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, sot është takuar me katër kandidatët e VV-së për kryetar të komunave në veri të Kosovës.

Bashkë me Kurtin në takim kanë qenë disa ministra dhe deputetë të partisë.

Kurti si Kryeministër ndau besimin e tij që ky proces zgjedhor do të kaloj ashtu siç duhet dhe i ka hije një procesi demokratik, qetë e pa incidente, me pjesëmarrje të lirë e të lartë të qytetarëve në komunat veriore.

”115 është numri i fitores për katër komunat në veri të Republikës tonë! Sot, Kryetari i Lëvizjes, njëherit Kryeministri, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Sekretarin e Përgjithshëm të LVV, Alim Rama, Kryetarin e LVV në Mitrovicë, deputetin Armend Muja, dhe anëtar të shtabit zgjedhor të LVV në Mitrovicë, takoi katër kandidatët e VETËVENDOSJE!-s që me numrin 115 po garojnë në zgjedhjet që do të mbahen në katër komunat në veri të Republikës tonë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Më 23 prill do të mbahen zgjedhjet lokale për komunat në veri të cilat mbeten pa kryetar si shkak i dorëheqjes së Listës Serbe nga institucionet./21Media

Back to top button