Një 28-vjeçare është zgjuar nga koma për të zbuluar se kishte humbur këmbët dhe gishtërinjtë e saj

Një 28-vjeçare është zgjuar nga koma për të zbuluar se kishte humbur këmbët dhe gishtërinjtë e saj

Juttima Chinnasri kishte menduar se kishte pasur ethe, por në fakt kishte vuajtur nga sëmundja e meningokokut.

Kur ajo kishte shkuar në shtrat një mbrëmje në tetor të vitit të kaluar me ethe, ishte shqetësuar se ishte ftohur. Por kur ishte zgjuar në mëngjes, kishte vërejtur në trupin e saj shenja skuqje dhe kishte shkuar në spital.

Mjekët në spitalin Saint George i kanë thënë 28 vjeçares se ishte shumë sëmurë dhe nga analizat e gjakut ishte konfirmuar se vuante nga meningokoku B.

Ajo kishte rënë në koma dhe mjekët kishin luftuar për ta mbajtur në jetë. Kur ishte zgjuar 10 ditë më vonë, i ishte thënë se gishtat dhe këmbët e saj duhet të amputoheshin.

Juttima ka kaluar tre muajt e ardhshëm në spital duke u mësuar te jetojë pa gjymtyrët e saj.

Një në çdo dhjetë njerëz të diagnostikuar me meningokokë B vdesin.

Sëmundja e meningokokut është një infeksion bakterial, që mund të shkaktojë vdekjen brenda disa orësh nëse nuk diagonistikohet dhe trajtohet në kohë./Oranews