Policia e Kosovës e ka zhbllokuar hyrjen në objektin e Klinikës Infektive, meqë forca të shtuara të policisë ishin vendosur para hyrjes së objektit të Klinikës Infektive mëngjesin e sotëm.

Katër persona të prekur me koronavirus dyshohet se kanë humbur jetën mbrëmë në Klinikën Infektive. Ata dyshohet se kanë vdekur në mungesë të oksigjenit. Ndërkohë, ekipet e Mjekësisë Ligjore janë parë pranë Klinikës Infektive duke bartur katër kufoma.

Në Infektivë kanë qenë edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, por s’u deklaruan për media.

Ndërkohë në orën 13:00 është paraparë të mbahet takimi i kryeministrit Avdullah Hoti me drejtuesit e institucioneve shëndetësore dhe pastaj pritet të dalin në konferencë për media./21Media