Zhduken dy motra në Viti

Një burrë ka raportuar të mërkurën se dy vajzat e tij kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26.10.2022 rreth orës 15:30, në Viti.
Policia ka thënë se hetimet janë duke u kryer në mënyrë intensive për gjetjen e vajzave.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy vajzat e tij viktimat femra kosovare kanë dalur nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre, ndërsa janë duke u kryer hetime intensive për gjetjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button