Një djalë 28 vjeç nga Malisheva është zhdukur nga mbrëmë (21.11.2020). Ai ka dalë nga shtëpia e tij në fshatin Rud të Malishevës rreth orës 17:00, dhe i zhdukur është raportuar sot rreth orës 9:00 nga vëllai i tij.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Gjurkaj po ashtu ka bërë të ditur se dyhsohet për rrëmbim.

“Që nga ajo kohë edhe pas kërkimit tek të afërmit e tyre nuk kanë mundur të kontaktojnë me të, patrullat policore nga S.P Malishevë dhe disa bashkëfshatarë janë kërkim të tij, sipas informacioneve familjare dyshohet se bëhet fjalë për kidnapim. Pritet të angazhohet dhe njësia K-9 në këërkim të të zhdukurit, dhe njësitë tjera relevante.”, ka thënë Gjurkaj./21Media