Një monolit misterioz metalik i zbuluar javën e kaluar në shkretëtirë në shtetin amerikan të Utah i cili nxiti teoritë me jashtëtokësorë dhe tërhoqi alpinistët tani është zhdukur.

Byroja e Utah për Menaxhimin e Tokës tha se kishte parë raporte të besueshme se objekti ishte hequr të premten “nga një palë e panjohur”, transmeton rtv21.tv.

Imazhet e mediave sociale me sa duket nga faqja tregojnë një grumbull gurësh dhe një copë të vogël metali të lënë pas.

Objekti i çuditshëm metalik u pa për herë të parë më 18 nëntor nga një ekuipazh helikopteri.

Lajmi për zbulimin e tij dhe spekulimet mbi origjinën e tij u bënë shpejt virale në mediat sociale, me shumë vëzhgues që supozonin se ishte një instalacion arti i lënë nga një skulptor.

Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësi për instalimin e strukturës./21Media