Zhduket një 46 vjeçare në Ferizaj, policia kërkon bashkëpunim

 
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e 46 vjeçares nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt, Bukurije Hasan Neziraj.
Ajo më 11 qershor kishte dalur nga shtëpia dhe që nga ajo ditë, nuk dihet për fatin e saj.
“Ajo, ka flokë të zeza, sy të kaftë, e gjatë 1.80 cm, peshon 80 kg dhe kishte veshje sportive të zeza dhe bluzë ngjyrë vjollce. Policia, fton qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendodhjen e sajë, të njoftojnë menjëherë stacionin policor më të afërt. (tel.192).”, informoi policia./21Media

Back to top button