Zhduket një 8-vjeçar në pishinën e Gërmisë

Një grua ka raportuar se përderisa ishte në pishinën e Gërmisë me djalin e saj 8 vjeçar, ai është larguar dhe nuk është kthyer më.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 16:00, në rrugën “Shpëtim Bobaj”, në Prishtinë.
“Një femër kosovare, ka raportuar se përderisa ishte në pishinën e Gërmisë me djalin e sajë 8 vjeçar, ai është larguar dhe nuk është kthyer më dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij”, ka njoftuar Policia.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button