Zhduket një diplomat i Koresë së Veriut

Një diplomat i Koresë së Veriut, i cili deri vonë ka shërbyer si ambasador i vendit të tij në Itali është zhdukur, tha një deputet i Parlamentit të Koresë së Jugut.

Gazeta e Koresë së Jugut, Jungang ilbo ka njoftuar se diplomati Jo Song Gil dyshohet se ka kërkuar azil në Perëndim.

“Diplomati u zhduk së bashku me gruan e tij pasi u largua nga ambasada pa dhënë  shpjegime në fillim të nëntorit”, tha Kim Min Ki, deputet nga Koreja e Jugut.

Gazeta shkruan duke iu referuar burimeve diplomatike të paidentifikuara se Jo (48) kishte kërkuar azil në një vend të Perëndimit dhe ishte në një vend të sigurt me familjen e tij nën mbrojtjen e qeverisë italiane.

“Ata u larguan nga misioni diplomatik dhe u zhdukën”, tha Kim.

Back to top button