Një djalë nga Gjilani është raportuar i zhdukur.

Rastin në Policinë e Gjilanit e ka raportuar dje babai i tij, i cili ka deklaruar se djali i është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

“Ankues mashkull Kos. ka raportuar se djali i tij mashkull Kos. ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar./21Media