Djali është zhdukur para katër ditësh

Djali është zhdukur para katër ditësh

Një djalë nga Strellci i Epërm i Deçanit është larguar nga shtëpia më 05 mars, rreth orës 08:00 dhe nuk është kthyer më në shtëpinë e tij.

Rastin e ka paraqitur dje në polici babai i tij.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar  se djali i tij viktima mashkull K/Shqiptar, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, bën të ditur policia.

Ndërkohë, njësitë policore janë duke hetuar rastin./21Media