Zhduket një person në Liqenin e Batllavës, nisin kërkimet nga ekipet e shpëtimit

Një person dyshohet se është zhdukur në Liqeni i Batllavës, pasi sipas Policia e Kosovës, rreth orës 13:00 është pranuar një informatë se ai ka hyrë në ujë dhe më pas nuk është parë të dalë.
Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana për mediat ka deklaruar se menjëherë pas pranimit të njoftimit, policia ka angazhuar njësitë relevante, si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, për të bërë lokalizimin e personit.
Autoritetet kanë bërë të ditur se operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është ende në zhvillim.
“Rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë. Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit.
Aktualisht, operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është duke vazhduar”, kanë thënë nga policia.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?