Policia sot bëri të ditur se dje një grua në Mitrovicë ka njoftuar se burri i saj para dy ditësh është larguar nga shtëpia dhe nuk di se ku gjendet.

“Më 27.05.2020 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.”, njoftoi policia.

Ndërkohë, rasti është duke u hetuar./21Media