Policia e Kosovës ka njoftuar për një person të zhdukur që nga 11 qershori.

Dje është raportuar rasti nga babai i vajzës që ishte larguar nga shtëpia në natën e së enjtës.

“Me 12.06.2020 një mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj”, ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar./21Media