Portieri nga Gjakova, Dion Zhubi ka nënshkruar marrëveshje me kolegjin amerikan, Iowa Lakes Community College.

19 vjeçari karrierën e ka nisur te klubi “KF Gjakova”, me pas për 4 sezone ishte pjesë edhe e skuadrës së njohur gjakovare, Vëllaznimit.

Zhubi do të jetë gati për sezonin e ri të NCAA me skuadrën e Iowas./21Media