Zidane i lumtur, rikthehen dy lojtarë nga lëndimi
28 Dhjetor 2020
Reali i Madridit do të rikthehet në fushë këtë të martë për sfidën e javës së 16-të të La Ligas ndaj Elches në udhëtim.
Përpara kësaj sfide trajneri Zinedine Zidane ka marrë dy lajme shumë të rëndësishme.
Të dy titullarët e “Los Blancos” nuk luajtën në ndeshjen e fundit ndaj Granadas.
Belgu ka lënë pas problemet fizike dhe u grumbullua në duelin e fundit, por trajneri nuk rrezikoi dhe e la në stol gjithë kohës.
Ndaj Elche pritet ta nisë nga minuta e parë dhe njësoj si Hazard titullar shihet edhe Luka Modric.
Kroati është rikuperuar nga problemi muskulor që e detyroi të mos aktivizohej ndaj Granada. 35-vjeçari është gati për takimin e radhës, një lajm që gëzon trajnerin Zidane i cili do ta ketë më të plotë grupin e futbollistëve në dispozicion për këtë ndeshje.
Momentalisht Reali i Madridit pozicionohet në vendin e dytë të La Ligas me 32 pikë po aq sa edhe Atletico kryesuese që ka zhvilluar dy ndeshje më pak.