Zinedine Zidane nuk deshi të flasë për Antoine Griezmann dhe Lionel Messi në konferencën për shtyp të së premtes dhe kërkoi që fokusi të mbetet te Real Madrid.

Trajneri i Madridit u pyet për komentet e Griezmann me Francën, në të cilat sulmuesi i Barcelonës tha se bosi i Francës Didier Deschamps merr më të mirën prej tij sepse ai e di se ku ta luajë atë në fushë.

“Më vjen keq, për gjërat që duhen bërë me klube të tjera nuk do të përfshihem, nuk do të flas”, tha Zidane. “Unë kam vetëm klubin tim, lojtarët e mi dhe lojërat që vijnë në kokën time. Unë nuk do të përgjigjem. Gjëja më e rëndësishme është ndeshja e nesërme (kundër Cadiz).”

Pyetja tjetër ishte në lidhje me lëvizjen e pasuksesshme të Messit dhe Real Madrid për ta nënshkruar atë në 2013 dhe për ta bërë bashkë me Cristiano Ronaldo.

Në atë kohë, Zidane si këshilltari sportiv i presidentit, Florentino Perez, i cili ishte i përgatitur të shpenzonte klauzolën e lirimit të 250 milion eurove të Messit nëse argjentinasi pranonte lëvizjen.

“Unë nuk di asgjë për atë temë,” tha Zidane. “Unë nuk do të flas për një lojtar që nuk është i yni. Ne i dimë të gjitha për Messin, lojtarin që është, por ai nuk është lojtari im.”/21Media