Reali gati për finalen e madhe

Reali gati për finalen e madhe

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka bërë të ditur se skuadra e tij është gati për ndeshjen me Juventusin.

Sipas Zidane, në finale mund të ndodhë gjithçka, anadaj ai mendon se për Realin dhe Juven shanset janë 50 me 50 përqind për fitore.

“Kemi punuar shumë gjatë gjithë vitit dhe tashmë jemi gati. Nuk ka asnjë presion ketë herë. Thonë se jemi favorite? E kanë thënë gjithnjë, por në një finale mund të ndodhë gjithçka. Ne dhe Juventusi jemi 50 me 50 përqind. Nuk besoj, theksoi ai, se Juventusi luan i mbyllur. Skuadra bardhezi është krejt ndryshe. Ndaj them se do të jetë një ndeshje shumë e mirë dhe e hapur”, ka thënë Zidane./21Media