Zinedine Zidane e përshkroi triumn e Realit në La Ligës së si një nga arritjet më të mëdha të karrierës së tij, madje e konsideroi më të ëmbël se sukseset e tij në Champions. “Los Blancos” fituan 10 ndeshje radhazi që kur La Liga rinisi pas pauzës për shkak të COVID-19.

Ky ishte titulli i parë në epokën e dytë të francezit si trajner i Realit dhe i 11-ti në total. Këtë trofe 48-vjeçari ua dedikon tifozëve të klubit “merengues”, të cilët nuk mund ta ndiqnin vetëm nga shtëpia festën e titullit, për shkak të kuzimeve prej pandemisë.

“E fituam ligën në fund sepse grumbulluam më shumë pikë, kaq e thjeshtë është. Sot është një nga ditët më të mira për mua si profesionist dhe pas gjithçkaje që ndodhi, pushimit tremujor, kemi arritur diçka fantastike. Është e çuditshme për të gjithë, nuk mund ta kontrollojmë situatën, do të kishim dashur të ishim me mbështetësit tanë. Por unë jam i sigurt se mbështetësit janë të lumtur, duke festuar në shtëpi. I përshëndes të gjithë tifozët e Realit që kanë qenë të detyruar të na ndjekin nga shtëpitë e tyre”, tha ai.

Zidane e udhëhoqi Madridin në tri suksese të njëpasnjëshme në Champions, por kur u pyet nëse fitimi i La Ligas ishte më i veçantë, u përgjigj: “Po, po. Shikoni, Liga e Kampionëve është Liga e Kampionëve, por liga spanjolle kërkon shumë mund dhe përpjekje përgjatë 38 javëve. Në fund të atyre 38 javëve ju keni më shumë pikë se të gjithë të tjerët. Është fantastike.