Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes

Një zjarr i madh ka rënë në kodrat e Allprenajt në Lushnje.

Mësohet se zjarri ka shpërthyer mëngjesin e sotëm dhe ka përfshirë disa hektarë me ullishte.

Flakët favorizohen edhe nga era që të përhapen edhe më tej.

Raportohet se nga flakët e zjarrit rrezikohen disa banesa dhe biznese.

Ndërkohë forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve./oranews