Pas tensioneve në kufi mes ushtrisë greke e emigrantëve

Pas tensioneve në kufi mes ushtrisë greke e emigrantëve

Një zjarr ka përfshirë një kamp të refugjatëve në Ishullin Lesbos të Greqisë, derisa tensionet janë rritur pas protestave për hapje të kufirit.

Shkaqet e zjarrit në kampin e refugjatëve ende nuk janë bërë të qarta dhe nuk është shënuar ndonjë viktimë.

Në ditët e fundit, shumë emigrantë janë strehuar në Lesbos pas rritjes së numrit të tyre që vijnë nga Turqia. Qindra nga ta janë munduar të arrijnë në këtë ishull që nga deklarata e presidentit turk Reccep Tayyip Erdogan javën e kaluar për “hapjen e dyerve” për refugjatët që të hyjnë në Evropë.

Por, dje, presidenti turk urdhëroi rojen bregdetare të mos lejojë kalimin e migrantëve nëpër Detin Egje për shkak të rrezikut për jetë.

Turqia javën e kaluar i ka hapur kufijtë drejt Evropës, duke thënë se nuk mund të zbatojë më një marrëveshje të vitit 2016 me BE-në për të parandaluar hyrjen e migrantëve në Evropë.

Bashkimi Evropian ka akuzuar Erdoganin për shfrytëzim të migrantëve për qëllime politike dhe ka insistuar në mbylljen e kufijve, derisa tensionet janë rritur sërish.