Mëngjesin e sotëm, ndërtesa e Agjencisë së Regjistrimit Civil është përfshirë nga zjarri. Nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërkaq zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet saktë arsyen, por që është raportuar se po digjen serverët.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në ndërtesën e Agjencisë së Regjistrimit Civil në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar. Për detaje rreth rastit do të njoftoheni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, ka njoftuar Ahmeti.