Rreth orës 12:00, një banesë është kapluar nga zjarri në qytetin e Vushtrrisë, përkatësisht në rrugën “Wesley Clark”.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Ai ka bërë të ditur se Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vend ngjarja, ndërsa nuk ka raportuar për të lënduar.

“Për rrethanat dhe shkaqet e zjarrit pritet që me autorizim të Prokurorit të nisen hetimet”, ka thënë Zahiti./21Media