Nuk është raportuar për të lënduar

Nuk është raportuar për të lënduar

Një lokal në rrugën “B” në Prishtinë sot është përfshirë nga zjarri, mirëpo përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar, shkruan rtv21.tv

Agron Borovci nga zyra për informim në policinë rajonale të Prishtinës ka thënë për portalin rtv21.tv se policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Është pranuar informacioni për një zjarr të ndodhur në kuzhinën e një lokali. Zjarri është lokalizuar, ka pasur vetëm dëme materiale, nuk është raportuar për të lënduar. Polica dhe zjarrfikësit kane dale ne vendin e ngjarjes”