Zjarr në një objekt banesor në Fushë-Kosovë

 

Orët e energjisë elektrike në një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë-Kosovë janë përfshirë nga zjarri.

Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se incidenti ka ndodhur rreth orës 20:30 dhe se zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

“Sot rreth orës 20:30, është pranuar informata për një incident zjarri ( orët e rrymës) në një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes , po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka thënë se bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, për shkak problemeve që janë shkaktuar nga tymi./21Media 

Back to top button